Google ADS

Arrestohet ylli i skuadrës së njohur, plagos familjarin

13:46 | 13 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një lajm i bujshëm vjen nga Holanda, aty ku sulmuesi i Ajax-it, Quincy Promes, është arrestuar nga policia. Sulmuesi i krahut u ndal nga uniformat e kaltra dhe ndodhet në paraburgim.

Ai është i përfshirë në një debat familjar me pasoja të rëndë. 28-vjeçari ka organizuar një festë familjare në fund të muajit korrik dhe aty ka nisur një sherr të fortë me një prej familjarëve të tij, transmeton Botasot.info

Acarimi ka qenë i madh, madje sulmuesi i Ajax-it ka përdorur thikën dhe e ka plagosur familjarin e tij.

Ai i ka shkatuar dëmtime fizike dhe nëse nuk do të ishte ndërhyrja e pjesëmarrësve situata mund të agravonte dhe më shumë.

Kushëriri i tij ka denoncuar rastin dhe Policia ka bërë veprimet e duhura.

Promes rrezikon deri në 4 vite burg. Ai mund të shkatërrojë karrierën e tij.

Futbollisti ishte mbrëmë titullar në ndeshjen kundër PEC Zwolle të fituar nga ekipi i tij.

Sulmuesi shënoi golin e 2-0 në minutën e 11′ dhe luajti 90 minuta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme