Sipas asaj që raportojnë mediet në Angli, 19 vjeçari kishte shkelur rregullat e bllokimit në orën 4 të mëngjesit, duke takuar një modele që e kishte njohur në internet.
Hudson Odoi i cili ka pasur koronavirus, thuhet se i ka kërkuar modeles që ta vizitojë në shtëpinë e tij, duke u veshur vetëm me të brendshme.
Anësori i Chelseas dhe modelja kanë shkëmbyer mesazhe filtruese, që lë të kuptohet se janë argëtuar së bashku.
Talenti anglez i ka dërguar asaj një makinë që ta shoqërojë drejt udhëtimit në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës.
Por, takimi i tyre duket se nuk shkoi mirë, pasi modelja më vonë ka telefonuar policinë dhe një ambulancë.
Sipas raportit të policisë, gruaja është dërguar në spital, ndërsa burri i arrestuar në vend ngjarje, është ndalur në polici./blic/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë