Incident i pazakontë në kampin stërvitor të klubit gjerman të Hertha Berlin në Austri. Policia lokale ka arrestuar dhe marrë në pyetje portierin e këtij klubi, Marius Gersbek, i cili akuzohet se ka dhunuar një 22-vjeçar duke e dërguar me dëmtime në spital.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas mesnatës së të shtunës dhe në orët e para të mëngjesit së të dielës ka qenë policia e cila është shfaqur në hotelin e skuadrës gjermane për të dërguar në komisariat portierin.
Gersbek dhe një 22-vjeçar janë përleshur në rrugët e qyteti pas një zënke që mendohet se ka lindur në një lokal nate. Dëmtimet që ka marrë personi ende i paidentifikuar, kanë bërë që ai të kërkojë trajtim mjekësor në spital për plagë që mori në trup.
Portieri është liruar nga komisariati gjatë pasdites, por është ende një person nën hetim, teksa po zbardhet plotësisht kjo ngjarje pasi për të ka një denoncim për dhunë./abcnews.al
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...