Aziz Yildirim mund të përfundojë prapa grilave të burgjeve turke.
Kështu së paku ka kërkuar një prokurori e qytetit të Stambollit, e cila ka kërkuar një vit burg për presidentin e Fenerbahçes, Yildirim.
Ky i fundit e kishte goditur shuplakë kryetarin e klubit të basketbollit Yakın DoguUniversitesi, Işık Eyigungor.
Madje, këtë të fundit e kishte kërcënuar edhe me likuidim fizik, e cila gjë mund t’i kushtoj shtrenjtë të parit të “Kanarinave”.
Theksojmë se sipas ligjeve në fuqi të shtetit të Turqisë thotë se agresori mund të dënohet nga një deri nëntë muaj dhe katër muaj për kërcënim me jetë.
Ndryshe, Yildirim është dënuar prej Federatës së Basketbollit të Turqisë me gjashtë muaj mos paraqitje në shkallët e palestrave sportive.
Kujtojmë se atëbotë Yakın Dogu Universitesi kishte fituar me rezultat minimal 76-75.
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj