Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka vozitur në gjendje të dehur.
Lehmann u fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Munchen të dielën.
54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte erë alkooli, raporton Bild.
Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ish-asi i Emirates “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme.
Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.
Ish-portieri i kombëtares gjermane, ishte fotografuar më herët me një fustan tradicional bavarez me një birrë, i rrethuar nga shoqëria në festival.
Jens Lehmann, zuri vendin e tretë në Kupën e Botës 2006 me Gjermaninë, është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit.
Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400 mijë euro nga Gjykata e Qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.
Një gjykatë gjithashtu e kishte dënuar për shkak se i kishte ikur një pagese të makinën për parking në aeroportin e Mynihut./kk
KOSTT: Furnizim stabil për kryeqytetin, Nënstacioni Prishtin...
Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në je...
Një tjetër rast, aeroplani holandez del nga pista në Norvegj...
Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në...
Abdixhiku jep detaje për ndërtimin e pesë stadiumeve të prem...
177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveri...