Google ADS

Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini

10:43 | 18 Qershor 2019
A. B.

Ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini është arrestuar në mëngjesin e sotëm.

Legjenda franceze i cili ishte president i UEFA-s nga viti 2007 deri në vitin 2015 është ndaluar si pjesë e hetimeve për manipulimin e votave për t’i dhënë Katarit organizimin e Kupës së Botës, shkruan the Independent, përcjell portali arbresh.info

63-vjeçari po mbahet në një stacion policor në Nanterres, një lagje në kryeqytetin e Parisit.

Platini ishte larguar nga posti i lartë që mbante në UEFA në vitin 2015 pas ankesës që ishte bërë nga Komiteti i Etikës pranë FIFA-s. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme