Arrestohet ish mesfushori i Barcelonës

14:36 | 11 Tetor 2017
Arbresh Info

Ish mesfushori i Barcelonës, Fabio Rochemback është arrestuar në Brazil nga autoritetet vendase gjatë një bastisje të një ringu gjelash.

35-vjeçari, i cili shpenzoi katër sezone në Camp ndërmjet viteve 2001 dhe 2005, ishte njëri nga 57 personat e arrestuar pas bastisjes që ndodhi në një fermë në Rio Grand, transmeton portali arbresh.info.

Fabio Rochemback  ishte për pesë sezone në Camp Nou
Fabio Rochemback ishte për pesë sezone në Camp Nou

Ringu me gjela është një sport i ndaluar në Brazil dhe raporte të ndryshme besojnë që 89 gjela dhe 75 mijë funta janë konfiskuar nga autoritetet në orët e para të mëngjesit kur edhe ndodhi bastisja.

Rochemback, i cili ka bërë shtat paraqitje për skuadrën kombëtare dhe 45 paraqitje për “Blaugranët” në La Liga, u pensionua nga futbolli tri vite më parë.

Gjatë karrierës së tij ai ishte edhe te Sport Club Internacional dhe Sporting CP para se t’i bashkohej Middlesborughit në muajin gusht të vitit 2005./arbresh.info/

Ringu me gjela është një sport i ndalur në disa vende të botës
Ringu me gjela është një sport i ndalur në disa vende të botës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme