Ish kampioni i boksit për pesha të mesme, Jermain Taylor është arrestuar në Arkansas të martën pasi ka goditur në fytyrë dhe në krah një grua derisa thuhet se edhe e ka kërcënuar me vrasje.
38-vjeçari është arrestuar në Maummelle rreth orës 3 në mëngjesin e së martës, kur autoritetet lokale iu përgjigjen një thirrje për shqetësim familjar, raporton ‘AP’, transmeton portali arbresh.info.
Viktima pretendon që Taylor e ka goditur atë në fytyrë dhe në krahun e saj të majtë kur ajo është përpjekur për tu larguar nga shtëpia.
Ish boksieri profesionist është liruar në të njëjtën ditë, megjithatë, të dhënat e gjykatës tregojnë që asnjë akuzë nuk është bërë ndaj tij.
Meçi i tij i fundit profesional ishte ai më 10 tetor të vitit 2014 kundër Sam Solimanit të Australisë ku regjistroi fitore me vendim unanim./arbresh.info
#BREAKING Boxer Jermain Taylor arrested in Maumelle early Tuesday morning. More details to come. #ARnews pic.twitter.com/ZXGlXrKd4R
— FOX16 News (@FOX16News) July 18, 2017
Mbretëria e Bashkuar: Kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës d...
Spanjë: Shkatërrohen 4 organizata kriminale shqiptare në Kat...
Kurti ia shuan shpresat për kryeparlamentar Limajt: E kemi d...
Tuchel: Nxehtësia ekstreme do të jetë sfidë për lojtarët në ...
Petkoviq në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e...
Parandalohet kontrabanda me mallra në fshatin Junake të Zubi...