Skandal në Spanjë ku i përfshirë është një ish-arbitër i njohur.
Jose Luis Paradas Romero i cili ka gjykuar në karrierën e tij plot 90 ndeshje të La Ligas është arrestuar nga policia spanjolle për ngacmim.
Diaro Sur raporton se ai ka ngacmuar një zyrtar tjetër, Juan Cassa, anëtar i Këshillit të Qytetit të Malagas.
Për tre muaj, ish-arbitri telefononte me numër të fshehtë gjatë ditës dhe shpesh gjatë natës, madje gjatë orëve të natës e bënte më shpesh një veprim të tillë.
Paradas Romero tani është kreu i Sektorit të Sporteve në Këshillin e Qytetit të Malagas.
Gjithçka doli në dritë kur Cassa pranoi se prona e tij kishte pësuar disa sulme zjarrëvënieje.
Vetë ai nuk kishte bërë një lidhje të telefonatave dhe këtyre incidenteve.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...