Google ADS

Arrestohet edhe personi i pestë pas incidentit të sotëm në Gjilan

22:38 | 3 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Është arrestuar edhe personi i pestë pas sulmit të sotëm ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit dhe iu desh të dërgohej në emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Si rezultat i hetimeve intensive, deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy nga të dyshuarit pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore ndalen për 48 orë për vepërn penale “Lëndim Trupor”, ndërsa tre të tjerë “prishje të rendit dhe qetësisë publike”, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar”, ka thënë Hashani.

Ndryshe, portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanët ku u desh të dërgohej ne emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme