Babai i basketbollistit turk me bazë në SHBA, Enes Kanter, është arrestuar në Turqi mbi dyshimin për lidhjet e tij me Fetullah Gylen.
Mehmet Kanter, profesor universiteti, është arrestuar në shtëpinë e tij në Kadikoy, në pjesën aziatike të Stambollit, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info
Policia nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me rastin.
Kanter, i cili luan për Oklahoma City, është përkrahës i Fetullah Gylen, ekstradimi i të cilit është kërkuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Me datën 20 maj, Kanter u arrestua në Rumani pasi autoritetet mësuan se pasaporta e tij kishte skaduar, ndërsa menjëherë është kthyer në SHBA.
“Hej botë! Babai im është arrestuar nga qeveria turke dhe nga Hitleri i shekullit tonë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke e krahasuar Erdogani me Hitlerin./Arbresh.info
https://twitter.com/Enes_Kanter/status/870672710485016576
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...