Arrestohen edhe tre persona tjerë për sulmin ndaj Stivi Frashërit

21:41 | 3 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona tjerë në lidhje me sulmin e sotëm ndaj portierit të FC Ballkanit, Stivi Frashëri.

Lajmin për arbersh.info e ka konfirmurmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Edhe tre persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me incidentin e sotëm në stadiumin e Gjilanit dhe janë duke u intervistuar. Policia e Kosovës është në ndjekje edhe të personave tjerë të dyshuar për këtë rast”, ka thënë Hashani.

Numri i të arrestuarve tani shkon në katër, pasi më herët është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër.

Ndryshe, portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanët ku u desh të dërgohej ne emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm./Arbresh.info

Të ngjashme