Policia ka arrestuar dy persona jashtë shtëpisë së mesfushorit Mesut Ozil, gjë që ka bërë që ai dhe Sead Kolasinac të mungojnë në ndeshjen e parë këtë sezon në Premierë Ligë.
Personat janë kapur nga policia mbrëmjen e së enjtes pas një zënke me stafin e sigurisë, i ka qenë duke e monitoruar shtëpinë e Mesut Ozilit në veri të Londrës qysh pas tentimit për vjedhjen e veturës së tij muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Ferhat Ercan dhe Salaman Ekinici, të dy 27 vjeçar, janë akuzuar dhe arrestuar të premten dhe pritet të shfaqen në gjykatën Highbury Corner muajin e ardhshëm.
Ozil dhe Kolasinac janë të pa lënduar dhe të sigurt dhe asgjë e papritur nuk ka ndodhur të premten.
Por, incidente të ndryshme raportohet të kenë ndodhur në kohë të ndryshe gjatë ditëve të kaluara./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...