Google ADS

Arrestohen 120 tifozë para ndeshjes Ajax – Juventus

20:55 | 10 Prill 2019
Arbresh Info

Policia e Holandës ka arrestuar 120 tifozë të Juventusit në Amsterdam për bartje të mjeteve të ftohta gjatë marshit të tyre për në stadiumin e Ajaxit.

Sipas ministrit të punëve të brendshme në Itali, Matteo Salvinit, tifozët e skuadrës në Serie A ishin duke bartur “objekte të mbrehta”, transmeton portali arbresh.info.

Tifozët ishin duke bërë rrugën e tyre drejtë stadiumin Johan Cruff Arena për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve.

Duke folur rreth këtij incidenti, Salvini tha:

“Rreth 120 arrestime janë bërë. Njerëzit janë kapur duke mbajtur objekte që nuk ishin të duhura për stadium”

“Futbolli është i bukur, sporti është i bukur, por vetëm me duar të pastra dhe fytyrë të pastër, pa krijuar telashe, andaj bëhuni të mirë”

Objekte si thika, kacavida, shkopinj dhe sprej piperi janë gjetur tek tifozët e skuadrës italiane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme