Aro Muriqi me një gabim të tmerrshëm te Nottinghami

19:09 | 3 Gusht 2019
Arbresh Info

Aro Muriqi nuk e ka nisur ashtu siç pritej ndeshjen e xhiros së parë në Championship.

Ylli i Kosovës ka pranuar dy gola brenda më pak se gjysmë ore lojë në ndeshjen mes Nottinghamit dhe West Bromit që shënon gjithashtu edhe fillimin e edicionit të ri në kampionatin e dytë më të madh në Angli, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e tij arriti të gjej golin në minutën e 8′ duke shënuar me anë të mesfushorit Matty Cash.

Por, mysafirët në “City Ground” barazuan gjithçka vetëm shtatë minuta më vonë dhe gjithçka ndodhi si pasojë e pasigurisë së gardianit tonë kosovar.

I huazuari nga Manchester City ishte i vendosur mirë në portë, por goditja nga mesfushori Kyle Edwards ishte disi e papërshtatshme dhe pavarësisht pozitës së Muriqit, topi çuditërisht depërtoi në rrjetë./arbresh.info/


Shikoni gabimin nga Muriqi më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme