Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje të mira në Ligën Premier me fanellën e Ipsëich Toën.
Portieri kosovar ishte fantastik në fundjavën që shkoi, ku bëri gjashtë pritje për skuadrën e tij dhe morën një barazim të vlefshëm 0-0 në udhëtim te Brighton.
Në fakt reprezentuesi kosovar është lojtari me notën më të lartë në gjithë Ligën Premier për xhiron e katërt, pasi është vlerësuar nga Sofa Score 9,1 – duke u bërë pjesë e formacionit të javës në elitën e futbollit anglez.
Po, Aro nuk ndalet me kaq, pasi tani është futur edhe në formacionin e javës në top pesë ligat evropiane, sipas WhoScored.
Ai ka marrë vlerësimin 8.98 sipas faqes që merret me statistika, duke qenë në mesin e shumë yjeve të mëdhenj. /Telegrafi/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...