Arijanet Muric shumë shpejt nuk do të jetë më pjesë e Burnley.
Këtë lajm e kanë bërë publik mediet britanike, që ndër të tjera raportojnë se portieri i përfaqësuese së Kosovës është i pakënaqur, pasi pavarësisht faktit që ishte ai në formacionin që e ngjitën skuadrën në Premier League, këtë sezon e ka parë veten në stol.
Madje theksohet se 24-vjeçari po e vlerëson si mundësi largimin nga Burney që në merkaton e janarit.
Muric është duke u vëzhguar më shumë interes nga Union Berlin në Bundesliga dhe nga Sevilla në La Liga, megjithatë portieri i Kosovës ka kontratë deri në verën e 2026-ës me Burnley dhe mundësia e vetme për të marrë lojtarin për momentin shihet huazimi me të drejtë blerjeje./ss
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...