Ipswich Town ka arritur të marr një barazim të vlefshëm në luftë për mbijetesë ndaj Fulhamit në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollin anglez.
Kjo u ndeshje u mbyll me rezultat 2-2, teksa penalltitë kanë qenë protagonisti kryesor i kësaj sfide, shkruan Arbresh.info.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Szmodics shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.
Teksa, në minutën e 69-të, u akordua penallti për vendasit. I saktë nga 11 metra ishte Raul Jimenez, i cili barazoi rezultatin.
Pas vetëm dy minutave, një tjetër penallti u akordua por kësaj radhe për Ipsëichin, të cilën në gol e konkretizoi Delap dhe e riktheu ekipin e tij në epërsi.
Por në minutën e parë shtesë u akordua edhe penalltia e tretë në këtë sfidë e dyta për Fulhamin.
Sërish, Raul Jimenez mori përgjegjësinë për ta goditur dhe shënoi për të barazuar rezultatin.
Deri në fund, Fulhami pati edhe një mundësi por pa arritur të shënojë dhe dy skuadrat ndanë pikët.
Fulhami tashmë është i nënti me 30 pikë kurse Ipswichi ka 16 sosh dhe është i 18-ti.
Gardiani i kombëtares së Kosovës, Aro Muric ndeshjen e parë të këtij viti e ka nisur nga stoli. Kjo është ndeshja e dytë radhazi që portieri kosovar e nis nga banka, pas asaj ndaj Chelseas./Arbresh.info
Chelsea po kërkon blerës për mbrojtësin francez, nuk pëlqehe...
Tahiri: Fitorja e numrit 137, do të sigurojë auditimin e plo...
Përkeqësimi i motit/ Vlorë, anijet e peshkimit nuk lejon të ...
Harroni premtimet e tyre: Këto janë shenjat më të pabesueshm...
Leo, Gjestit: Ta marova kulaçin!
Liverpooli ka gati 50 milionë euro për yllin e Real Madridit