Trent Alexander-Arnold është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill te skuadra e Liverpoolit.
Pasi që po luan në një rol të ri të përzier, që e sheh Alexander-Arnold të lëviz në mesfushë kur e ka topin, numri 66 i ‘Reds’ ishte titullar në të katër ndeshjet që zhvilloi skuadra në muajin prill, duke i ndihmuar që t’i fitonin të gjitha, raporton lajmi.net.
Përgjatë këtyre ndeshjeve, anglezi kontribuoi me gjashtë asistime. Një asistim erdhi te goli i barazimit i Firminos ndaj Arsenalit. Dy të tjerë erdhën kundër Leeds United, kurse nga një asistim ylli anglez bëri ndaj Nottingham Forest, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.
Në votimet në faqen zyrtare të Liverpoolit, Alexander-Arnold kaloi me vota Mohamed Salah dhe Diogo Jota për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill.
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...
Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve t...
Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën