Google ADS

Arnold humb “Euro 2020”

19:55 | 3 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Mbrojtësi i Anglisë, Trent Alexander Arnold ka humbur Kampionatin Evropian, pas një lëndimi të pësuar.

Ai u lëndua në ndeshjen miqësore kundër Austrisë të zhvilluar të mërkurën pak minuta para se të përfundojë koha e rregullt.

Lajmi për mungesën e tij në Euro 2020 është konfirmuar nga mediat në ishull dhe kjo do të jetë një mungesë e madhe për Anglinë.

Arnold kishte munguar edhe për Liverpool në disa ndeshje në Premier Leauge, e cila kishte bërë që mbrojtësi të mos e ketë formën e mirë si në edicionin e kaluar.

Madje ai ishte në dyshim nëse do të grumbullohej për Anglinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme