Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Armend Thaçi, ka stërvitur sot me ekipin kombëtar të Kosovës, pavarësisht se nuk ishte ftuar në listën e publikuar nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit.
Kosova u stërvit sot për herë të dytë dhe të fundit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, para nisjes drejt Gjeorgjisë për takimin e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2022, raporton Gazeta Express.
Kosova do të përballet me Gjeorgjinë të enjten më 2 shtator në Batumi.
Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi në uebsajtin e saj se Thaçi është ftuar nga trajneri Challandes tani për tri ndeshjet e shtatorit.
“Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit”, thuhet në njoftimin e federatës.
Kjo ishte stërvitja e fundit e verdhekaltërve para nisjes drejt Gjeorgjisë.
Përveç me Gjeorgjinë, Kosova do të përballet edhe me Greqinë dhe Spanjën në këtë fazë kualifikuese.
Dardanët e presin Greqinë në Stadiumin Fadil Vokrri më 5 shtator dhe pastaj Spanjën më 8 shtator. /GE/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...