Prishtina e ka mposhtur Gjilanin në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës me rezultat 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Kryeqytetasit e filluan ndeshjen mirë duke e rrezikuar portën e mysafirëve me anë të Ibrahimit, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portën e Haxhihamzës.
Pas vetëm 13 minutash lojë, Ergyn Ahmeti e kaloi Prishtinën në epërsi pas asistimi që mori nga Alban Shillova.
Ky gol i shënuar filloi ta zgjonte Gjilanin nga gjumi, derisa rrezikuan me anë të Kastratit dhe Busiq, mirëpo Visar Bekaj ishte në vend.
Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të bardhë e kaltërve, derisa mysafirët ishin më të rrezikshëm në të dytën.
Bekaj mund të thuhet se ishte sonte heroi i Prishtinës, pas pritjeve që bëri ndaj gjilanasve, që kishin raste të njëpasnjëshme.
Prishtinasit ishin të pafat në minutën e 70-të, pasi Ahmet Haliti pësoi lëndim dhe u detyrua të lëshonte fushën për Leonit Abazin.
Gjilani nuk u dorëzua dhe arriti t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Bedri Grecës (84’). Mirëpo kryeqytetasit arritën ta rikthenin epërsinë me golin e shënuar nga Shillova (90’+3)
Bardhë e kaltrit e fituan këtë përballje të vështirë, gjersa Armend Dallku e filloi aventurën me fitore si trajneri i tyre, si zëvendësues i Bylbyl Sokolit që dha dorëheqje shkaku i një operacioni.
Pas javës së pestë, Gjilani ka rënë në pozitën e dytë me 12 pikë, derisa Prishtina është në vendin e gjashtë me shtatë sosh.
Pas kësaj fitore, Prishtina e Armend Dallkut, që e nisi me këmbë të mbarë në postin e trajnerit, ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve, kurse Gjilani mbetet në pozitën e dytë me 12 pikë.
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...