Armando Sadiku: Ne si kombëtare e vogël nuk duhet të humbim shanset

23:52 | 22 Mars 2019
Arbresh Info

Armando Sadiku shpresonte të rikthej me gol te Shqipëria pas mungesës për një vit në skuadrën kombëtare.

Kombëtarja shqiptare pësoi disfatë nga Turqia me rezultat 2 me 0 në “Loro Boriçi” mbrëmjen e sotme (e premte) duke i nisur me humbje ndeshjet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatit Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Sadiku e pranon se humbja e shumë shanseve i ka ndëshkuar ata si një “kombëtare e vogël”.

“E nisëm mirë ndeshje, kishim dy tre raste që nuk i shfrytëzuam”, ka thënë sulmuesi pas ndeshjes.

“Duhet të jemi realist se ne jemi një kombëtare e vogël dhe nëse nuk i shfrytëzojmë rastet ndëshkohemi”

I pyetur për rikthimin e tij pas një viti te kombëtarja shqiptare, Sadiku tha:

“Prisja të kthehesha me gol dhe të luaja si titullar, por në stërvitje kam pasur një tërheqje dhe për këtë fakt nuk e nisa takimin si titullar”

“Megjithatë, prisja një tjetër mënyrë dhe të shënoja dhe të festoja. Me zor e kam pritur këtë ditë pas shumë gjërave dhe ditëve të vështira që kam kaluar”,  përfundoi lojtari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme