Armando Sadiku ka realizuar një gol të bukur në ndeshjen Ruch Zdzieszowice – Legia.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi golin e tretë në fitoren si mysafirë 0 me 4 të Legias kundër Ruch Zdzieszowices pasditen e sotme, shkruan portali arbresh.info.
Sadiku realizoi në minutën e 64′, katër minuta pas inkuadrimit në fushë si një zëvendësues i Niezgodas.
Legia, e cila është e pamposhtur në 16 ndeshjet e tyre të fundit, fitoi me rezultat bindës në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të 1/8-së për Kupë të Polonisë.
26-vjeçari është transferuar në Ekstraklasa te Legia gjatë kësaj vere dhe deri tani ka bërë tetë paraqitje./arbresh.info/
Shikoni videon më poshtë:
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...