Armando Broja shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë ndaj Lihtenshajnit

20:44 | 3 Qershor 2024
KRG

Shqipëria po luan miqësore ndaj Lihtenshajnit në kuadër të parapërgatitjeve para nisjes së Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme për gol, ‘Kuqezinjtë’ ia dolën të gjejnë golin e merituar për të kaluar në epërsi ndaj Lihtenshtajnit.

Ishte Armando Broja i cili shënoi për rezultatin 1-0 me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme përballë portës.

Ky është goli i parë i Brojës për Shqipërinë që nga qershori i vitit 2022, kur shënonte ndaj Izraelit.

Të ngjashme