Armando Broja ishtë një nga dy lojtarët e Kombëtares që doli në konferencën e sotme për shtyp direkt nga Barcelona në prag të miqësores me Spanjën pas dy ditësh.
Sulmuesi kuqezi foli për sezonin e tij të parë në Premier League, për ndeshjen me Spanjën dhe siurisht për të ardhmen, pasi në verë do lakohet shumë emri i tij.
“E dimë që do të jetë e vështirë me Spanjën, jemi duke u stërvitur mirë dhe shpresojmë me fitore ndaj iberikëve. Kam luajtur kundër dy mbrojtësave të Spanjës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë mirë, por edhe nuk jemi pas kemi kualitet. Jam rritur më shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Southamptoni”, tha fillimisht Broja.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe me këmbë në tokë arrihet gjithçka. Duhet të fitojmë ndeshjen ndaj Spanjës, kemi ekip të fortë dhe ne nuk kemi frikë. Duhet të luajmë me taktikat tona dhe miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë”, vazhdoi sulmuesi i Southampton.
Merkato?
“Jam fokusuar vetëm te Southampton, te vetja dhe te ekipi. Jam lojtar i Chelseat dhe të shohim çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit. Për momentin mendoj vetëm të mbyll sa më mirë sezonin me Southampton”, shtoi sulmuesi shqiptar.
“Kam mbështetjen e tifozëve shqiptarë, në Angli apo ku do ndodhem, i falënderoj shumë që më mbështesin. Si grup duke marrë rezultatet prej ndeshjeve dhe eksperiencave prej tyre kemi shanse të shkojmë në Europian dhe në Botëror. Kjo është ëndrra ime e madhe, të luaj me Shqipërinë në Europian ose Botëror“, përfundoi ai.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...