Sulmuesi shqiptar, Armando Broja pritet që në fundjave t’i rikthehet skuadrës së Chelseat.
Broja kishte pësuar një lëndim të rëndë në dhjetori të vitit të kaluar, ndërsa i është nënshtruar një operimi që e mbajti jashtë fushave për një periudhë të gjatë, shkruan arbresh.info.
Mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje me skuadrën angleze, ndërsa të dielën në ndeshjen në ndeshjen Bournemouth – Chelsea mund të inkuadrohet në disa minutat, pasiqë rikuperimi ende nuk është bërë i tëri.
Sipas raportimeve të mediave angleze, menaxheri i Chelseat, Mauricio Pochettino ishte ai i cili i kishte refuzuar ofertat e ndryshme për sulmuesin shqiptarë, duke shprehur interesim që ta mbaj 22-vjeçarin tek skuadra e tij. /arbresh.info/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...