Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja do të `lulëzojë` nën drejtimin e Mauricio Pochettino, ka thënë gazetari Paul Brown për “GIVEMESPORT”.
Sulmuesi kuqezi aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i tmerrshëm, por mund të jetë një sezon i madh përpara për të.
Broja, i cili është etiketuar si ‘i patrembur’ nga Micah Richards, është lidhur vazhdimisht me një largim nga Chelsea që kur u kthye nga huazimi i tij te Southampton.
Verën e kaluar, West Ham paraqiti një ofertë prej 30 milionë eurosh për Broja, sipas “The Guardian”, e cila u refuzua nga Chelsea.
Në Itali kanë sugjeruar se West Ham po kërkon sërish të nënshkruajë me sulmuesin shqiptar, si zëvendësues për Gianluca Scamacca, i cili mund të largohet nga Hammers.
21-vjeçari është jashtë fushës që nga dhjetori pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë, por sipas Evening Standard, është përpara afatit me rikuperimin dhe ka gjasa të rikthehet gjatë parasezonit.
Gazetari italian Fabrizio Romano kohët e fundit zbuloi se Broja nuk është diskutuar si pjesë e një marrëveshjeje që mund të shihte mesfushorin e Brighton & Hove Albion, Moises Caicedo të transferohej në Stamford Bridge.
Romano shton se Pochettino dëshiron të punojë me Brojën gjatë para-sezonit. Ndërkohë, gazetari Broën ka pohuar se ai pret që Broja të lulëzojë nën drejtimin e ish-menaxherit të Tottenham Hotspur./rtsh
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...