Presidenti i FSHF-së Armand Duka është zgjedhur në postin e Kryetarit të Komisionit të Medias në UEFA, në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Nion të Zvicrës.
Po ashtu, Duka u rikonfirmua në postin e Nënkryetarit të Komitetit HatTrick, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian.
Në këtë mbledhje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori vendimin që stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës të presë finalen e UEFA Champions League për femra në vitin 2025.
Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Wrocław (WKS Śląsk Wrocław) do të presin finalet e UEFA Europa Conference League në vitet 2024 dhe 2025, respektivisht.
Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025./tch/
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’