Agim Ademi e mori sot një mandat tjetër katërvjeçar në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shtëpia e futbollit kosovar do të udhëhiqet edhe për katër vjet nga njeriu që është pjesë e futbolli nga vitet e 90-ta, por që gjatë rrugës e përshkuan problemet si dënimi me burg, sulmet fizike dhe akuzat e njëpasnjëshme nga ana e opozitës.
Pjesë e kuvendit të sotëm zgjedhor ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Pas përfundimit të kuvendit zgjedhor, Duka shfrytëzoi rastin për ta uruar Ademin për mandatin e ri, por ia ngatërroi mbiemrin.
“Urime FFK e Kryetarit te sapo rizgjedhur z. Agim Demi per nje mandat te ri kater vjecar!”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...