Google ADS

Armand Duka e merr një vendim të rëndësishëm

14:52 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti aktual i FSHF-së, e zyrtarizoi rikandidimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke shpallur edhe objektivat për të ardhmen.

Zgjedhjet për strukturat drejtuese të FSHF-së do të mbahen më 7 shkurt në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.

“Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e Presidentit të ketij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme