Sulmuesi i Bayern Munichut, Arjen Robben ka pranuar se mund të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.
33-vjeçari, i cili së fundmi u pensionua nga detyra e tij me skuadrën kombëtare të Holandës, do të mbetet pa kontratë te Bayern Munichu në fund të sezonit 2017/18, transmeton portali arbresh.info. Një numër i madh problemesh mushkore kanë goditur Robbenin në sezonet e fundit dhe sulmuesi me eksperiencë të madhe ka pretenduar se mund të largohet nga futbolli verën e ardhshme.
“E ardhmja është e hapur! Mund të përfundoj pas këtij sezoni, diçka e re mund të vije ose unë do të luaj edhe tri vite të tjera në Bayern. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Robben për ‘Kicker‘.
“Kuptimi ndërmjet meje dhe Bayernit ka qenë gjithmonë i pranishëm, nga të dy anët. Unë e di se e kam këtë klub dhe e them gjithmonë këtë”
“Unë thjeshtë shikoj për ndeshjen e ardhshme ose përtej saj. Dua të përpiqem që të kënaqem sa më shumë sa mund të luaj futboll në nivel të lartë, nuk e di se sa gjatë do të zgjas kjo”
Robben ka shënuar tri herë brenda 18 paraqitje për Bayern Munichun këtë sezon./arbresh.info/
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri