Google ADS

Arijon Ibrahimoviç vazhdon kontratën me Bayern Munich

17:56 | 2 Korrik 2024
D.H

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviç e ka vazhduar kontratën me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje të re me sulmuesin, që do ta mbajë të lidhur me bavarezët minimumi deri në vitin 2027.

18-vjeçari ishte i huazuar te Frozinone sezonin e kaluar, ku bëri në total 18 paraqitje dhe arriti të shënojë 2 gola, duke dhuruar edhe një asist.

“Ibra shqiptar” është pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Gjermanisë, derisa në të ardhmen mund të luajë me Kosovën apo Shqipërinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme