Arijon Ibrahimovic po kalon një formë shumë të mirë me Frosinonen në Serie A.
Së fundmi talenti me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për huazimin nga Bayern Munich te skuadra italiane.
“Po kërkoja një ekip për të luajtur dhe e kuptova që në bisedat e para me drejtorin Angelozzi dhe trajnerin Di Francesco se ky mund të ishte vendi i duhur. Një ekip i sapo ngjitur në elitën italiane? Pse jo. Unë isha i interesuar për një ekip të ndërtuar për të ofruar futboll dhe një trajner që donte të punonte me të rinjtë. Kisha parë gjithashtu disa video të ndeshjeve të Frosinones”, deklaroi mesfushori 17-vjeçar.
Duke folur për klubin që ka në pronësi kartonin e tij, Ibrahimovic theksoi se si familje janë tifozë me Bayernin, ndërsa shtoi se është i lidhur me Musialan, Kimmich dhe Muller.
“Po flasim për një klub të madh. Unë jam lidhur me Musialan, por nuk harroj këshillat e rëndësishme nga Kimmich dhe Muller dhe pastaj është skuadra që ne jemi tifozë si një familje”-nënvizoi talenti.
Ai tregoi se cilët lojtarë të Serie A vlerëson më shumë mesfushori ku zgjodhi katër emra.
“Do të them katër: Lukaku, Dybala, Calhanoglu dhe Leao”, deklaroi Arijon Ibrahimovic./ss
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...