Arijon Ibrahimovic është lojtar në pronësi të Bayern Munich, por i huazuar tek skuadra e Frosinones.
Ai po kalon një formë të mirë me ekipin italian këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Talenti dhe ‘magjia’ nëpër këmbët e tij kanë rënë në sy te shumë gjigant evrpian të futbollit.
Milani dhe Sporting Lisbona e konsiderojnë 18-vjeçarin si një objektiv të mundshëm të transferimit të verës.
Ndërsa sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, talenti shqiptar ka tërhequr vëmendjen edhe të Eintracht Frankfurtit.
Teksa dëshirë të madhe për të mbajtur në ekip ende ka edhe Frosinone e cila po e shfrytëzon mundësin e blerjes për talentin 18-vjeçar.
Kartoni i shqiptarit shkon deri në 3.5 milionë euro, megjithatë Bayerni ka një mundësi riblerje për të për shumën e 11 milionë eurove.
Kujtojmë që Arijoni është paraqitur 11 herë këtë sezon me Frsonine, pesë herë si startues teksa ka arritur të shënoj dy gola dhe të dhuroj një asistim./Arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?