Google ADS

Arijan Ademi, lojtari më i mirë në Kroaci

23:22 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Kroaci.

Shqiptari ka fituar plotë 66 pikë, duke mposhtur Mijo Caktas me 46 pikë dhe Franko Andrijasevic & Kristijan Lovic që kishin nga 18 pikë.

Ylli i Dinamo Zagrebit ka konfirmuar se ka pranuar çmimin duke postuar një foto në Facebook.

Ademi u shpreh i lumtur që fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, derisa tha se ky çmim do këtë vend të rëndësishëm në të gjitha arritjet e tij.

“Mendoj se nuk ka nder më të madh kur të zgjedhin lojtar më i mirë, personat të cilët e bëjnë punën e njëjtë si ti. Ky trofe do të zë vend të rëndësishëm në mesin e të gjitha arritjeve të mia”, u shpreh ai, shkruan lajmmi.net

Ndërkohë, kujtojmë se Ademi përfaqëson Maqedoninë e Veriut, me të cilët shkroi historinë duke u kualifikuar në Evropianin 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme