Argjentina vazhdoi përgatitjet e tyre për Kampionatin Botëror edhe mëngjesin e sotëm (e shtunë) në kampin stërvitor të Barcelonës.
Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij morën pjesë në një seancë stërvitore te gjiganti në La Liga në kampin stërvitor Joan Gamper, transmeton portali arbresh.info.
Sergio Aguero festoi ditëlindjen e tij të 30-të të shtunën dhe Messi postoi një foto të tyre së bashku në ‘Instagram Story’ me mbishkrimin: “Urime ditëlindjen”.Skuadra e Jorge Sampaoli ka kryer stërvitje të dyfishta të premten dhe pritet gjithashtu të stërvitet edhe mëngjesin e së dielës.
Messit i është dhënë një mirëpritje heroi kur arriti te Barcelona me skuadrën e Argjentinës të enjten. Një numër i madh tifozësh ishin mbledhur në aeroportin El Prat të qytetit katalunas.
Skuadra e Sampaolit do të vazhdojë qëndrimin në Barcelonë deri më 8 qershor para arritjes në Rusi për Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...