Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka pretenduar se Lionel Messi “mund të bartë skuadrën në krahët e tij” këtë vit në Kampionatin Botëror në Rusi.
Ylli i Barcelonës ka fituar një numër të madh trofesh me skuadrën e tij, por nuk ka qenë në gjendje të fitoj diçka të tillë me skuadrën kryesore përveç Kampionatit Botëror derisa ishte në U20 dhe medaljes së artë olimpike, transmeton portali arbresh.info.
Messi është emëruar si lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror 2014 në Brazil, por Argjentina ishte mposhtur në finale nga Gjermania.
“Kjo do të jetë skuadra e tij”, ka thënë Sampaoli për ‘BBC Sport’ para miqësores së skuadrës së tij kundër Italisë të premten. “Messi është më i miri nga të gjithë dhe në këtë fazë të pjekurisë ai mund të bartë skuadrën në krahët e tij. Është më shumë skuadra e tij sesa e imja”
30-vjeçari ka shënuar hat-trick në ndeshjen finale për kualifikime të Argjentinës kundër Ekuadorit për t’i siguruar skuadrës së tij në vend në Rusi./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...