Google ADS

Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton “Finalissiman”

22:58 | 1 Qershor 2022
KRG

Argjentina e ka mposhtur Italinë me rezultat 3-0 në ndeshjen Finalissima, ku u takuan kampioni i Amerikës Jugore dhe kampioni i Evropës.

Argjentinasit ishin më të saktë në rastet e krijuara në Wembley, sidomos në fraksionin e parë.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 28-të, kur Lionel Messi asistoi te Lautaro Martinez, i cili shënoi nga afër për 1-0.

Për më shumë shikoni golin: Video

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Argjentina zhvilloi një aksion shumë të bukur, ku Martinez asistoi te Di Maria, i cili i vetëm me Giggi Donnarumman shënoi për 2-0.

Për më shumë shikoni golin: Video

Edhe në pjesën e dytë argjentinasit ishin më të mirë, duke krijuar më shumë.

Messi ishte i pandalshëm në shumë aksione, por goditjet e tij u ndalën nga Giggi Donarumma.

Krejt para se të mbyllej ndeshja në skenë doli Paulo Dybala që pasi një asistimi të Messit shënoi për 3-0.

Ky është trofeu i dytë i Argjentinës në vetëm pak muaj, pasi fituan edhe ndaj Brazilit në Copa America.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme