Lionel Messi është një driblues i jashtëzakonshëm dhe këtë e ka shfaqur edhe mbrëmjen e sotme (e premte).
Gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kombëtares së Argjentinës kundër Venezuelas, superylli i Barcelonës ka bërë disa lëvizje me të cilat ka trullosur tre lojtarë, shkruan portali arbresh.info.
Në takimin në stadiumin Wanda Metropolitano të Atleticos, Venezuela realizoi golin e epërsisë qysh në minutat e parë duke shënuar me anë të Salomon Rondon. Sulmuesi qendror në formë perfekte mposhti portierin Franco Armani pas një pasimi të mrekullueshëm nga Roberto Rosles nga distanca.
Derisa Argjentina vazhdon të përpiqet për tu rikthyer në lojë, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë pranoi topin në rrethin e mesfushës dhe shkatërroi tri lojtarë duke i dribluar në mënyrën e tij siç jemi mësuar ta shohim në Camp Nou.
Messi më pas harkoi te Lautaro Martinez, goditja me kokë e të cilit u ndalë nga portieri Wuilker Farinez.
Gjërat u përkeqësuan më tej për skuadrën e Argjentinës në këtë ndeshje miqësore sepse Venezuela realizoi edhe golin e dytë një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë./arbresh.info/
(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu momentin magjik nga Messi)
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’