Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Kanadasë në gjysmëfinalen e Copa America.
Skuadra më në krye yllin e futbollit botëror, Lionel Messi, tanimë ka prekur finalen, ndërsa janë në pritje të mësimit të kundërshtarit të tyre, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë i ndehsejs u shënua nga Julian Alvarez më minutën e 22-të, ndërsa Lionel Messi shënoi në minutën e 51-të, duke e bërë rezultatin në 2-0.
Ky ishte goli i parë i Messit në Copa American e këtij viti dhe i 14-ti në përgjithësi, duke e bërë atë golashënuesin e pestë më të mirë në historinë e kësaj gare.
Gjithashtu, ky ishte goli i 109-të i Messit në karrierën e tij me përfaqësuese, me të cilin arriti në vendin e dytë në histori. Ai e ka kaluar Ali Daein dhe vetëm Cristiano Ronaldo është përpara tij me 130 gola.
Kombëtarja e Argjentinës do të luajë në finale kundër fituesit të ndeshjes ndërmjet Uruguait dhe Kolumbisë. /Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale