Lautaro Martinez është kthyer prapa te skuadra e Interit.
Nuk do të ketë një dyshe ofensive interiste në sulmin e Argjentinës të paktën për momentin.
Edhe pse pritej që Icardi-Lautaro Martinez të luanin në miqësoren e të martës së ardhshme në SHBA ndaj Kolumbisë së bashku kjo nuk do të jetë e mundur.
Kapiteni i Interit po përpiqet të rikuperohet për këtë sfidë, por ndërkohë Federata Argjentinase e Futbollit se Lautaro Martinez përveç sfidës ndaj Guatemalës do të humbasë edhe miqësoren me Kolumbinë pasi vazhdon të ketë probleme në kofshën e majtë.
Lautaro ka lënë grumbullimin e kombëtares për t’u rikthyer në Milano.
Ky është një lajm i mirë për trajnerin e Interit Luciano Spalletti i cili synon ta rikuperojë 21-vjeçarin për sfidën e radhës ndaj Parmës dhe duke parë edhe kthimin me vonesë nga përfaqësuesja të Icardit, Lautaro mund ta nisë si titullar takimin ndaj skuadrës emiliane, transmeton “SS”.
Për shkak të problemeve në kofshën e majtë numri 10 i zikaltërve nuk luajti në sfidën e fundit me Bolognan në kampionat.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...