Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Australisë në kuadër në 1/8 e finales në kuadër të Kupës së Botës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ahmad bin Ali Stadium” dhe ishte mjaftë e vështir për ekipin e Lionel Scalonit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Argjentinës, e cila shënoi edhe një gol, përkundër rasteve të pakta.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të dhe ishte Lionel Messi që shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Nicolas Otamendit.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me Albiceleste për një nuancë më të mirë, edhe pse të dy ekipet kombëtare shënuan nga një gol.
Të parët që shënuan përsëri ishin argjentinasit me anë të Julian Alvarez (57’) për 2-0, ndërsa një autogol nga Enzo Fernandez (77’) ngushtoi shifrat në 2-1.
Deri në fund të ndeshjes, Argjentina pati edhe tri raste me anë të Lautaro Martinez (89′, 90+2, 90+4), por në të tri rastet sulmuesi ishte i pasaktë dhe pafat, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat 2-1 pas 90 minutave.
Me këtë fitore, kombëtarja Albiceleste kalon në çerekfinalen e madhe ku do të ndeshet me Holandën, e cila mposhti SHBA-të. /arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...