Argjentina ka shitur më së shumti bileta në Kampionatin Botëror

12:09 | 8 Shtator 2022
K.B

Lionel Messi duket se është një nga lojtarët që do të përcillet më së shumti në Kupën e Botës Katar 2022.

Ikona argjentinase do ta luajë Kupën e Botës për së fundmi herë në Katar, dhe tifozët duan të jenë aty për ta parë nga afër.

Drejtori i Kupës së Botës në Katar, Nasser Al-Khater ka thënë se biletat për dy ndeshje të Argjentinës janë shitur.

“Biletat për ndeshjen Argjentinë – Meksikë janë më të shiturat në turne, ndjekur nga Arabia Saudite – Argjentina që është në pozitën e dytë”, ka thënë Al-Khater.

“Biletat për të dyja këto ndeshje janë shitur të gjitha tashmë”, shtoi ai.

Messi nuk ka fituar asnjëherë Kupën e Botës. Ai shpreson ta fitojë këtë trofe këtë vit, në atë që do të jetë tentimi i tij i fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme