Kampionia e botës Argjentina e nisi me fitore mbrojtjen e titullit të Kupës së Amerikës. Rreth 70 mijë shikues në “Mercedes Benz Stadium” në Atlanta shijuan ndeshjen hapëse të edicionit të 47-të të Kupës së Amerikës, e ku Argjentina e favorizuar fitoi 2:0 përballë Kanadasë.
Megjithatë, kanadezët nuk u turpëruan fare, përkundrazi krijuan shumë raste dhe merituan të paktën një gol nderi.
Pjesa e parë u karakterizua me një lojë çuditërisht të barabartë dhe me raste nga të dyja palët. Di Maria doli në një kundërzbritje të shpejtë përballë me portierin Maxime Crepo, por gjuajti drejt në trupin e tij. Më pas Messi pati rastet e tij. Kanadaja në anën tjetër pati mundësinë më të mirë me Alphonso Davis, gjuajtjen me kokë të të cilit e priti Martinez.
Me nisjen e pjesës së dytë, McAllister kaloi Crepon, i cili e rrëzoi, por arbitri respektoi avantazhin dhe Alvarez çoi topin në rrjetë nga afërsia. Pasoi një reagim nga kanadezët, me një seri rastesh përmes Larin, Eustaquio dhe David, por Emiliano Martinez ishte i shkëlqyer në kuadratin e portës. Edhe më i mirë ishte Crepo në anën tjetër, i cili ia mohoi dy gola Messit dhe një Lautaro Martinezit.
Megjithatë, konfirmimi i fitores erdhi dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Messi gjeti Lautaron, i cili e dërgoi topin mes këmbëve të Crepos për rezultatin final, 2:0.
Në ndeshjen e dytë të xhiros së parë të Grupit A, nesër në mbrëmje do të luajnë Peruja dhe Kili./rtk
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...