Portieri i Argjentinës, Nahuel Guzman, u tha shokëve të ekipit se ata kishin nevojë për ta zvogëluar barrën e yllit Lionel Messi në Kupën e Botës. Messi, 30 vjeç, do ta udhëheqë përsëri kombin e Amerikës së Jugut në turneun e madh, ku do të përballet fillimisht me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në Grupin D.
Sulmuesi i Barcelonës do të mbështetet fort nga bashkëlojtarët e tij, në përpjekje për të fituar trofeun e tij të parë të lartë ndërkombëtar. Guzman, i cili zëvendësoi të lënduarin Sergio Romero në skuadrën e Argjentinës, tha se shokët e tij të ekipit duhej ta lehtësonin presionin mbi Messin sa më shumë që të munden.
“Sigurisht, Leo është një figurë shumë e rëndësishme për ne. Duhet të dimë se si të sillemi me të. Ai duhet të na lejojë, gjithashtu, – tha portieri argjentinas në një konferencë shtypi të mërkurën. – Dhe ne duhet, në një farë mënyre, të heqim përgjegjësitë e mëdha që ai tashmë ka mbi supe. Messi e ndjen atë. Ne, gjithashtu, kemi disa mundësi për të qenë ndihmues ndaj tij dhe ta bëjmë që të ndihet mirë”.
Guzman shtoi: “Do të përpiqem të jem me të në çdo moment. Do të përpiqem ta ngre atë moralisht, nëse shoh gjë të dyshimtë në këtë drejtim. Shpresoj të jemi në gjendje të festojmë, pranë tij, çdo lojë. Duhet të jemi të qetë si grup, që Leo të jetë mirë”.
Duke kërkuar për trofeun e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986, Argjentina e fillon fushatën e saj në Rusi kundër Islandës, të shtunën.
Izraeli e bombardon jugun e Bejrutit
Murati: Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave p...
Vodhën një makinë, tre të arrestuar në Tiranë
“Do të lyej me benzinë”, pranon fajësinë i akuzuari për kano...
Kurti mirëpritet nga Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Kryes...
E dhimbshme, ky është i riu nga Vitia që humbi jetën në aksi...