Pasi nuk udhëtoi për të përfaqësuar Argjentinën në pushimin e parë ndërkombëtar të vitit 2022, ish-kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, do të jetë pjesë e skuadrës së Albiceleste për ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare në mars, sipas gazetart të TyC Sports, Gaston Edul.
Argjentina luajti me Kilin dhe Kolumbinë në kualifikimet e Kupës së Botës “CONMEBOL” gjatë pushimit ndërkombëtar dhe doli në krye në të dyja përballjet.
Megjithatë, ata e bënë këtë pa kapitenin e tyre me ndikim Messi, i cili nuk u thirr për ndeshjet nga menaxheri, Lionel Scaloni. Duke shpjeguar vendimin, kryetrajneri kishte përmendur rikuperimin e vazhdueshëm të superyllit të Paris Saint-Germain nga Covid-19 si një arsye për të pushuar shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Tani, megjithatë, Messi është rikthyer në gjendje të plotë fizike dhe nëse nuk ndryshon ndonjë gjë nga tani deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar, ai do të rikthehet në formacionin e ekipit kombëtar.
Argjentina tashmë është kualifikuar në Kupën e Botës. ‘La Albiceleste’ aktualisht është e dyta në renditjen e kualifikimeve të CONMEBOL me 35 pikë pas 15 ndeshjesh. Ata pasojënë liderët dhe rivalët kryesorë Brazilin me aktër pikë./Arbresh.info
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë