“Arena Kombëtare” po merr formë, shikoni se si po shkojnë punimet

17:59 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur edhe ritmin e punimeve për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Shtëpia e futbollit shqiptar njofton se tashmë punët po shkojnë në mënyrën e duhur dhe se është kryer 60 për qind e planit.

Njoftimi i FSHF-së

“ARENA KOMBËTARE” është një nga veprat më madhore sportive (më e madhja në të gjithë historinë e infrastrukturës sportive të vendit) e cila po ngrihet dita-ditës me një ritëm punimesh tepër voluminoz. FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situacionin në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të vecantë puna ka kaluar mbi 60% të planit. 

Sipas të dhënave më të fundit teknike mësohet se punimet në të gjithë hapësirën betonarme dhe konstruksioneve metalike (karabinasë) kanë kaluar masën mbi 60% të tyre. Përpos punimeve aty, fazat intensive për ngritjen e impiantit të ri kalojnë edhe nëpërmjet përgatitjes së materialeve në sektorë dhe kantiere të ndryshme jashtë stadiumit. 

Pikërisht në këto vende po ndërtohen aktualisht edhe shkallët e tribunave, por edhe pjesa e mbulesës së plotë. Kanë përfunduar thuajse punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa inxhinierët shprehen se, vetëm pas përfundimit të instalim-montimit të mbulesës së impiantit të ri, atëherë do të nisin punimet edhe për fushën. “Arena Kombëtare” pritet të jetë një vepër e jashtëzakonshme sportive për futbollin shqiptar”, shkruan FSHF. /arbresh.info/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme