Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Trepça’89, Ardian Muja.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Avni Shala, Enes Shosholli dhe Isuf Llumnica.
Komisioni vlerësoi se lojtari Trepçës ’89, Ardian Muja ishte më i miri i kësaj jave. Ai përveç se shënoi gol, kontribuoi me lojë kreative në mesin e fushës dhe bëri disa ndërpreje të kundështarit gjatë lojës, duke qenë më i merituari për fitoren e Trepçës’89 ndaj Dukagjinit (2:1). Këto tri pikë ia mundësuan skuadrës mitrovicase që të stabilizohet në garën për mbijetesë në elitë.
“Personalisht është ndjenjë e mirë jam shpallur ‘Ylli i Javës’, mirëpo e rëndësishme është fitorja që e arritëm kundër Dukagjinit. Këto tri pikë janë shumë të mirëseardhura për ne për vazhdimësinë e kampionatit, duke e ditur pozitën në të cilën ndodhemi aktualisht në tabelë. Një falënderim për shokët e skuadrës për angazhimin dhe për fitoren e kësaj jave, e ku me ndihmën dhe meritën e tyre edhe unë arrita performancë të mirë dhe në fund të vlerësohem edhe si më i miri i javës. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese për KF Trepça ’89 FC dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive, në mënyrë që në fund të arrijmë objektivin tonë që është mbetja në Superligë”, ka theksuar Muja për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së çmimit./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...