Google ADS

Ardian Mema vazhdon të mbetet trajner i Vëllaznimit

21:03 | 9 Qershor 2024
D.H

Ardian Mema dhe Vëllaznimi kanë gjetur gjuhën e përbashkët, që të vazhdojnë edhe për një sezonin bashkëpunimin.

Mema do të jetë në krye të Vëllaznimit edhe për sezonin e ri 2024/25, shkruan Arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur skuadra e Vëllaznimit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Përmes këtij njoftimi skuadra kuqezi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë edhe risi të reja në klubin gjakovar.

Vëllaznimi këtë sezon do të kërkoj të rikthehet në elitën e futbollit kosovar pas shumë vitesh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme